Haradinaj në Mitrovicë, pritet nga kryetari Bahtiri

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka pritur  liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Bahtiri i tha liderit të AAK-së se ndjehet i nderuar që i është shënë rasti për të biseduar me një njeri çfarë është Ramush Haradinaj, i cil bashkë me familjen e tij, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Ju zoti Haradinaj, bashkë me familjen tuaj,  keni dhënë shumë për shtetin e Kosovës dhe për këtë gëzoni respektin maksimal të qytetarëve të Mitrovicës, por besoj edhe të vendit. Njerëzit si ju duhet të çmohen shumë nga qytetarët. Po ashtu, edhe pas lufte ju z. Haradinaj keni dhënë maksimumin tuaj për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Unë ju falënderoj shumë që keni gjetur kohë të lirë për të na vizituar dhe për tu njohur nga afër me vështirësitë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi”, i ka thënë Haradinajt, kryetari Bahtiri.
Ai na vazhdim ka folur për problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet ai dhe qytetarët e Mitrovicës, në jetën e përditshme.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi që e falënderoj kryetarin Bahtiri për mikpritje, e vlerësoi lartë punën që ai po bënë në tejkalimin e problemeve në Mitrovicë.
Haradinaj ka thënë se po ndjehet mirë pasi që pa një organizim të mirë të punëve, shërbime si në perëndim dhe ambiente të rregulluara mirë. “Mitrovica meriton një përkujdesje të veçantë të institucioneve, pasi që këtu janë grumbulluar probleme të shumta e të ndryshme. Unë kam besim se ju do ia dilni në krye, duke e drejtuar komunën ashtu siç është më së miri”, ka thënë Hardinaj.