Sot u bën një vit që nga momenti kur veterani i luftës së UÇK-së, si dhe babai i tre heronjve të kombit, Hilmi Haradinaj ndërroi jetë.

Për ta kujtuar atë sot në Gllogjan janë mbledhur fytyra të njohura politike e institucionale. Padyshim se aty nuk ka munguar i biri i tij, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Haradinaj shkroi se sot ishin në shtëpinë e mikut dhe Zotit, ashtu siç i mësoi ai.

Postimi i plotë:

Në Kullën tënde, Plak!
Në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç TI na e mësove.
Të kemi kujtu e nderu, sot!

RH

No tags for this post.