Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e vdekjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malaj, ka takuar familjarët e tyre.

Haradinaj tha se  pati nderin që ka takuar familjet e dy heronjve.

“Në 21-vjetorin e rënies së Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, pata nderin t’i pres sot familjet e dy Heronjve të Kosovës”.

“Së bashku evokuam kujtime për rrugën tonë deri në liri dhe sakrificat e mëdha të popullit shqiptar”.

“Si Iliri e Haziri, shqiptarët të bashkuar, përjetë do të jenë në mbrojtje të të drejtës së tyre”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor