Haradinaj i përgjigjet Ymerit për vendimin e rritjes së pagës minimale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kërkesave të deputetit të PSD-së Visar Ymerit, për një vendim të shpejtë mbi rritjen e pagës minimale, ka thënë që së pari duhet të ndodhë përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat.

”Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuar nën 35 vjet, si dhe 170 euro mbi 35 vjet”.

”Koeficienti i parë i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik është 239 euro, nuk ka pagë por koeficient. Në Kosovë janë të regjistruar 438 mijë të punësuar sipas ATK-së. 18 mijë e 224 nga këta janë në sektor publik”.

”Dua t’ju sigurojë, që paga minimale çfarë rezulton nën 35 dhe mbi 35 janë në fuqi nga viti 2011 dhe kanë kaluar mbi 7 vjet me këtë pagë minimale”.

”Tani procesi  i marrjes së një vendimi është Këshilli Ekonomikosocial, i propozon Qeverisë propozimin për Pagën Minimale. Ne kishim një propozim të mëhershëm por kemi pas një arsye që s’kemi vepruar. Sepse s’kemi pasur kuorum”.

”Që me mund me rregullu statusin e punëtorëve që janë të punësuar në sektorin privat, është dashur të rregullohen disa çështje në tregun e biznesit. Lirimet në tatim të landës së parë të makinerisë apo teknologjisë për prodhim, qoftë edhe taksës së fundit, që iu ka dhënë prodhuesve fuqi, na mundëson neve që të marrim një vendim që do ta kishte pikënisje koeficientin 1”.

”Në Kosovë informaliteti është prezent. Ne duhet të punojmë së bashku. Na duhet një kujdes i ndërsjellë, kemi disa mekanizma që duhet t’i përkrahim, përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat dhe trajtimi më i mirë i tyre. Nuk është meritë e kësaj qeverie, për me rrit një pagë populiste”.