Ka nisur me përplasje debati mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe PSD-së, Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt.

Ishte Molliqaj i cili filloi me kritika lidhur me atë se nuk po i dalin përballë zyrtarë të VV-së por me të po debatojnë aderime të reja të kësaj partie. Ai madje e akuzoi VV-në edhe për mungesë guximi.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

Mirëpo, për këtë ka reaguar Haki Abazi nga VV i cili ka akuzuar Molliqajn se nuk mund ta caktojë se kush mund të debatojë me të. Madje, Abazi i tha Molliqajt se nuk mund të flas as për guximin e VV-së. Shtoi se Molliqaj i është bashkuar haraçit.

“Je në listën e rrenave. Je matrapaz politkan, je një rrenc dhe një tradhtar. Po e rren publikun në sy. Vendi ka ardhur në këtë pozitë për shkak të njerëzve si ty”, i ka thënë Abazi Molliqajt, në debatin televiziv në T7.

Ndërsa Molliqaj i tha Abazit: “Ti një servil, je një profiter! Je përfitues i VV-së, a ta kanë premtu ndonjë vend në qeveri. Je vetëm një profiter siç ke qenë profiter i pasluftës”. tha ai ./Sinjali/