Hapet qarkullimi në rrugën Vorë – kthesa e Rinasit, bllokohet nga kthesa deri në Fushë Krujë

ARRSH njoftoi se përfundoi rehabilitimi dhe u hap qarkullimi në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit, ndërkohë po vazhdon puna në segmentin Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë. Ndërhyrja e shtresave asfaltike në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit ka përfunduar. Segmenti në fjalë është hapur tanimë për kalimin e mjeteve, me sinjalistikë dhe vijëzim provizor. Ndërkaq, segmenti tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

Loading...

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren. Banorët rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë. Mjetet e transportit të mallrave/kamionet që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot-Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar më parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vorë-Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë Krujës. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.?