Hapet njëkohësisht një xhami dhe kishë

 

Në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, mbrëmë njëkohësisht u mbajt hapja solemne e xhamisë dhe kishës së sapondërtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy objektet fetare gjenden në “kryeqendrën administrative” që po ndërtohet në lindje të Kajros.

Në hapjen solemne mori pjesë edhe kreu shtetëror i Egjiptit në krye me presidentin e vendit, Abdel Fattah al-Sisi.

Mysafir në ceremoninë ishte edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ndërsa ngjarjen drejtpërdrejtë e transmetonte televizioni shtetëror egjiptian.

Xhamia e sapohapur e mban emrin Al Fattah Al Alim dhe është xhamia e dytë më e madhe në botë, ndërsa kisha mori emrin Kisha e Lindjes së Krishtit dhe është më e madhja në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në të dy objektet mbrëmë u mbajtën ceremoni fetare. Në xhaminë u fal namazi i jacisë, ndërsa në kishë u mbajt liturgji Krishtlindjesh.

Presidenti egjiptian, Al-Sisi, tha se hapja e dy objekteve fetare në Kajro është një moment historik për këtë vend, ndërsa njeriu i parë i Universitetit Al Azhar Ahmed et-Tayyib tha se vendet muslimane ruajnë xhaminë, kishën dhe sinagogat.