Hapen 600 vende të reja të punës në këtë qytet!

Komuna e Junikut përmes një njoftimi për media ka njoftuar se kjo komunë në bashkëpunim me zyrën e punësimit në Junik dhe Françeska Kosovë kanë hapur 600 vende të punës në sektorin e tekstilit.

Loading...

“Vendi i punësimit do të jetë në Gjakovë ku do të përfshihet transporti gratis për të punësuarit nga Juniku, Deçani. Për më shumë informata paraqituni në zyrën e punësimit në Komunën e Junikut apo në numrin e telefonit: 0390-390 706”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Junikut.