Hamburgeri rrit rrezikun nga astma

Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve jo të shëndetshme, siç janë hamburgerët, nga ana fëmijëve, rrit rrezikun e zhvillimit të astmës.

Loading...

Shkencëtarët gjermanë kanë hulumtuar të dhënat e mbledhura nga rreth 50 mijë fëmijë nga 20 shtete të moshës nga tetë deri 12 vjeç.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët që kanë ngrënë hamburger më shumë se një herë në javë, kanë pasur rrezik më të lartë të prekjes nga astma krahasuar me fëmijët që nuk kanë ngrënë asnjë hamburger. Në rastet kur fëmijët kanë ngrënë tre ose më shumë hamburgerë, rreziku i astmës është rritur për 40 për qind.

Sipas ekspertëve, fëmijët duhet shmangur në maksimum konsumimin e ushqimeve si çokollata, ‘Coca Cola’, patatet e skuqura, keçapi, majoneza, dhe ushqimet tjera të shpejta me shumë erëza dhe kakao, pasi të gjitha këto rritin gjasat për prekje nga astma te fëmijët.