Xhavit Haliti ka prezantuar sot anëtarin e ri të PDK-së, Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT.

Haliti ka thënë se me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së në Pejë, synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë:

“Sot, vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), dhe projektit të kryetarit Veseli për Dekaden e Re, ju bashkua Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT, ish-kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, dhe anëtar Kryesisë në AAK-së në Pejë.
Me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së në Pejë, synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit”.