Halil Kastrati takohet me Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, drejtorin e Shoqatës Bamirëse  “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.

Loading...

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Hoxhe Halil Kastrati dhe shoqatën e tij, për ndihmën që i ka ofruar familjeve të Komunës së Drenasit, si për ndërtimin e shtëpive, dhënien e banesave dhe për ndihma të tjera për ato familje që kanë nevojë.

Kryetari Lladrovci, ka njoftuar Hoxhë Halil Kastrati se shumë shpejt do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për skamnorët, përmes nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit, ku një pjesë të investimeve për ndërtimin e tyre do të mbulojë me mjete buxhetore edhe Komuna për vitin 2019.

Hoxhë Halil Kastrati, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe bashkëpunimin e ofruar për t’i ndihmuar familjet e Komunës së Drenasit. Kastrati ka thënë se po behët një zgjidhje e mirë institucionale me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për ndërtimin e shtëpive.