Hakeri shqiptar vodhi mijëra llogari, vetëm me 9 vite shkollë

Arben Bozhiqi është emri i 20 vjeçarit që u arrestua nga policia shqiptare pasi u gjet se kishte hakuar shumë adresa elektronike të shqiptarëve.

Loading...

Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetëm të dhëna për 1200 e-maile, 400 kode për hyrje në adresat e rrjeteve sociale dhe si adresa të tjera me të dhëna të rreme.

Po ashtu policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar. Dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet hakerimit të bisedave në rrjetet sociale dhe më pas përdoreshin për qëllimin e përfitimeve monetare.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se 20-vjeçari bënte shkëmbim adresash kundrejt pagesave dhe dyshohet se këtë aktivitet e ka nisur që në moshën 12 vjeçare.

Specialisti kundër krimeve kompjuterike Hergis Jica thotë për Top Channel se fillimisht është e rëndësishme që paswordet mos të ndahen me askënd, qoftë edhe me familjarë.

“Sot kemi shumë mundësi për mbrojtjen e paswordit, duke nisur me vendosjen e pyetjeve çelës ose vendosjen e numrit të telefonit për të marrë mesazhe sigurie nëse cenohet adresa. E rëndësishme është mos të pranohen mesazhe të dërguara nga persona të panjohur të cilat përmbajnë programe që bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të adresës suaj”, tha Hergis Jica, specialist për krimet komjuterike”.

Policia thotë se hakerimi i adresave në rrjetet sociale nuk është një fenomen i përhapur në Shqipëri, megjithatë denoncimet nuk mungojnë, sidomos për adresa që hapen me të dhëna të rreme.