Hajnat vjedhin derën e palestrës në Mitrovicë

Një vjedhje interesante ka ndodhur në veri të vendit.

Në rrugën Ivo Lole Ribar në Mitrovicë, raportohet se është vjedhur dera e palestrës së sporteve si dhe është këputur instalimi elektrik nga persona të panjohur, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit të policisë, organet e rendit janë duke e hetuar rastin.