Hajnat thyejnë kioskën në Vushtrri, marrin gjëra me vlerë

Mbrëmjen e 4 prillit të këtij viti, në Vushtrri ka ndodhur një vjedhje në një nga kioskat e këtij qyteti.

Indeksonline ka siguruar videon e ngjarjes e cila është regjistruar në orën 22 e 47 minuta, ku shihen hajnat teksa e thyejnë kioskën dhe shpejt e shpejtë marrin gjëra me vlerë për tu larguar më pas me një veturë në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes, përballë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë informacion për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve.

Kohët e fundit rastet e tilla kanë shënuar rritje në nivel vendi./Indeksonline/