Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Klinë.

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur gjëra të çmuar, si stoli ari, argjendi dhe para të gatshme.

Të dyshuarit kanë arritur t’ia vjedhin edhe një pistoletë ankuesit, po që ky i fundit sipas Policisë e mbante me leje.

Policia e Kosovës njofton se rasti është ende duke u hetuar.