Hajgarja e Kukunews, Bill Clinton: Hiqeni taksën ose hiqeni shtatoren time në Prishtinë

 

Kukunews vazhdon të na shoqërojë me lajme ironike për situatën aktuale politike në Kosovë. Ata sot kanë zgjedhur të bëjnë hajgare me taksën që është shumë aktuale këto ditë.

Sot ata kanë publikuar një lajm se gjoja ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka kërkuar që të hiqet taksa, në të kundërten ta largojnë shtatoren e tij nga sheshi i Prishtinës.

Lexojeni lajmin e Kukunews:

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton i cili njihet edhe si presidenti i përjetshëm i Kosovës, ka ngritur zërin e tij kundër padrejtësisë që po i bëhet Serbisë nga ana e Kosovës mëkatare e prirë nga harami Ramush Haradinaj.

Bill Clinton përmes një letre të dërguar Shkëlqësisë së Tij, Zotit Hashim Thaçi, ka bërë një kërcënim me lot në sy ndaj Kosovës, duke kërkuar që të hiqet sa më shpejt taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, ose në të kundërtën, ka kërkuar që të hiqet edhe statuja e tij në sheshin që mban emrin “Bill Clinton” në lagjen Dardania.

“Shoqnia nuk është vec me pi kafe, ajo është edhe kur e dëgjon shokun ose shoqen që të thotë se dicka është gabim. Asnjëherë nuk mund tia dalësh nëse shokut ose shoqes i thua ‘jo nuk të dëgjoj’ sidomos kur shoku ose shoqja janë më të fuqishme se ti dhe kanë mundësi që të shkatërrojnë. Nejse, unë kam kërkesë të qartë, o hiqeni taksën, o shtatoren time në Prishtinë”, thuhet në letrën e dërguar nga Bill Clinton me familje.