Hajdutja më e pasur në botë (FOTO)

Ajo është hajdutja e dyqaneve më e pasur në  Britaninë e Madhe. Quhet Kim Farry dhe ka bërë afër 2 milionë paund nga “biznesi” që ajo filloi kur ishte rreth moshës 9-vjeçare.
Gruaja 54-vjeçare i ka trajnuar edhe disa nga 6 fëmijët e saj që të vjedhin për të. Por ajo që është interesante, është pikërisht ndërgjegjja e kësaj gruaje: “Unë nuk turpërohem nga ajo që unë kam bërë, unë jam krenare. Kam qenë e paprekshme. Kam bërë miliona dhe kam një jetë, që shumica e njerëzve normalë vetëm mund ta ëndërrojnë”.

Loading...

Kim pretendon se i është kthyer biznesit të vjedhjes për veten dhe për familjen e saj, që të kenë një jetë më të mirë, edhe pse tre nga fëmijët e saj i jaë marrë gjatë qëndrimit të saj në burg.

Kim refuzon të heqë dorë nga jetesa e saj bujare dhe bën  thirrje që t’i ofrojnë një punë të mirë, në qoftë se ajo nuk mund të vjedhë përfitime më të mëdha.