Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati duke folur në emisionin Frontal në T7 ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve, raporton Gazeta Express.

Gucati ka deklaruar se Organizata e Veteranëve është takuar me presidentin Thaçi dy herë.

“Ne jemi takuar me presidentin dy herë, t’i thuhet Hashim Thacit tradhtar është dobësi e madhe. Po jo vetëm Hashimit, po edhe Ramushit edhe Fatmirit sepse e kanë dëshmu veten. Unë kam kërkuar nga Hashimi që të na tregojë organizatave idenë e tij, ende nuk jemi taku”, deklarohet ai, duke komentuar edhe idenë.

“Ne duhet me ditë që Presheva, Medvegja e Bujanovci kanë qenë toka tona. Ideja për mi marrë tokat është ide e mirë, po nuk e përkrahim nëse ka shkëmbim të territoreve”, thotë ai.

Megjithatë Gucati po shprehet se nuk kanë shumë informacione për idenë.

“Ne ende nuk e dimë për idenë, për me i marr kemi qef në Çamëri a deri te molla e Kuqe në Nish, kanë qenë deri në vitin 59 tokë e Kosovës, por nuk besoj që na jep Serbia pa i dhanë diçka po besoj në fuqinë e bisedimeve e amerikanëve”, deklarohet duke thënë se edhe do të luftojnë nëse është nevoja.

“Na kemi luftu me Serbinë pa FSK e njësinë speciale, nuk po thamë që nuk hyjmë në luftë nëse dojnë me na marrë territoret, veteranët janë në gjendje t’i përgjigjen shtetit gjithmonë kur e rrok kriza, edhe me luftë, s’ka veteran që thotë se mbroj territorin tem”, përfundoi i pari i organizatës së veteranëve./GazetaExpress