Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Kllodernicë të Skenderajt ka konfiskuar një AK 47, shkruan Drenicapress

“Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Drenicapress