Gruaja që krijonte miqësi me vajza që ti përdhunonte i shoqi, ajo filmonte

Një truk mizor, ai i 61-vjeçares Avril Griffiths dhe bashkëshortit të saj Peter, 65 vjeç. Ajo joshte vajza në vështirësi duke u shtirur si mike e tyre. Ndërsa më pas lejonte të shoqin që t’i përdhunonte.

Loading...

Çifti akuzohen se kanë përdhunuar së paku tre vajza.

Gruaja kërkonte vajza të vogla, të vetmuara, dhe nga familje problematike, të cilat pasi fitonin besim tek ajo i ftonte në shtëpi, ku përdhunoheshin nga i shoqi.

Ngjarjet kanë ndodhur në banesën e tyre në Barry, në jug të Uellsit, gjatë viteve ‘80-‘90-të.

Çifti lëvizte me një furgon të errët dhe për të mos ngjallur dyshime, pikërisht aty i ftonin të rejat që të hipnin dhe më tej i çonin në shtëpinë e tyre.

Gjatë abuzimeve gruaja ishte e pranishme, ku fotografonte dhe filmonte çdo gjë që i shoqi bënte me viktimat.

Shpesh vajzave u jepej alkool dhe drogë në mënyrë që të mos bënin rezistencë.

Këto ditë fund  po mbahet procesi gjyqësor ndaj çiftit monstër, pas denoncimit të dëmtuarave. Dyshja janë pas hekurave, në dy godina të ndryshme.

Nga ana e tyre, çifti gjatë gjithë kohës ka pretenduar pafajësinë.