Gruaja e zyrtarit të AAK-së rehatohet me punë në Ministrinë e Infrastrukturës (Dok)

Vjollcë Vishaj është bërë me punë të re. Ajo është zgjedhur Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilën e drejton zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj.

Loading...

Vishaj është bashkëshorte Binak Vishajt, përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Periskopi ka gjetur vendimin, përmes të cilit Vishaj është punësuar në ministrinë AAK-së. Përkundër se në njoftimin e Ministrisë, Vishaj renditet si kandidatja me më së shumti pikë, në kushte mirëbesimi nga persona të afërt me kandidatët, Periskopi ka kuptuar se në punësimin e saj ka pasur parregullsi.

Sipas këtyre burimeve, kandidatja e AAK-së nuk ishte më e përgatitura për këtë pozitë punë, mirëpo insistimi i  bashkëshortit të saj në parti, ka bërë që ajo ta fitoj vendin e punës.

Në fotografitë e publikuara në Facebook, shihet se bashkëshorti i Vjollcës, Binaki, është jashtëzakonisht i afërt me krerët më të lartë të AAK-së, përfshirë këtu Daut Haradinajn e Ramush Haradinajn.