Një grua në moshën 89-vjeçare mbyti një gjarpër me çekan, pasi ky i fundit po hante zogjtë e vegjël që po qëndronin në kopshtin e saj.

Garlene Eiceman filloi të vërente se zogjtë mungonin, sa herë që ajo shkonte t’i kontrollonte ata, transmeton lajmi.net.

Por, para tri javësh, Eiceman u shokua kur pa një gjarpër të dilte nga foleja e zogjve.

Ajo vuri re që gjarpri kishte një lloj fryrje në stomakun e saj, dhe dyshonte se zvarraniku kishte ngrënë zogjtë dhe ndoshta edhe ketrat.

Eiceman, e cila ka gjashtë nipër e mbesa, më pas kapi një shkop dhe çekiç dhe e sulmoi deri sa krijesa të ngordhte.

“Nuk dua të përjetoj më gjëra të tilla. Zogjtë më dhanë jetë”, deklaroi 89-vjeçarja. /Lajmi.net/