Gratë nga diaspora shpërndajnë dru për ngrohje (VIDEO)

Sevdije Metolli jeton e vetme me vajzën e saj pesë vjeçare, por deri të dielën ajo nuk pati ngrohje në shtëpi.

Loading...

Shoqata “ Forumi i Femrave Shqiptare – Humanizmi“ ia dërgoi asaj 5 metër kub dru në fshatin Shkabaj, njofton Klan Kosova.

Paratë për këtë ndihmë u mblodhën nga organizata që ka 26 mijë anëtare nga diaspora dhe Kosovës me seli në Suedi.

Kjo organizatë ndimoi edhe disa familje të tjera me dru për këtë dimër.