Futbollisti është bërë baba për herë të parë.

Ka ardhë në jetë fëmija i futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

Ata kanë postuar një fotografi të ëmbël, ku shihen duart e gjithë familjes, në postimin ku Xhaka lajmëron për lindjen.

“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, nëna dhe babi të duan”, ka shkruar futbollisti.

Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.

Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i Arsenalit në të cilin ai luan tash e sa vite.