Grabitjet s’kanë të ndalur, sot në një pompë të benzinës në Podujevë!

Grabitjet e armatosura në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Indeksonline mëson që në Podujevë, në rrugën ‘Brigada’ ka ndodhur një plaçkitje e armatosur.

Plaçkitje ka ndodhur në pikën e karburantit ‘Apollonia’.

Që nga rasti në Istog, ku mbeti i vrarë një policë, numri i grabitjeve të armatosura është shtuar shumë.

Së fundmi ishte rasti në Prishtinë, ku u grabit një market./Indeksonline/