Në qendër të qytetit të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje në një filial bankar

Vjedhja ka ndodhur në një prej filialeve të ‘Monego’, ndërkaq Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe se rastin e kanë raportuar dy punëtoret e bankës. Siç bëhet e ditur tutje, nga arka është grabitur një shumë parash.

“Dy viktima femra K/Shqiptare kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës  nga arka u kanë grabitur një shumë parash”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.