Një banesë në Librazhd ka rënë pre e grabitjes gjatë natës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit, ku sipas policisë, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një thike kanë grabitur një sasi lekësh dhe bizhuterish në banesën e gjinekologut Kujtim Albrahimi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.