Karabinierët kanë vënë në praga 6 persona, ku 5 ishin shqiptarë dhe një shtetas italian. Falë një hetimi të gjatë, hetuesit e Pineriolo-s kanë mundur të kapin grabitësit të cilët numërojnë 79 vjedhje.

Hajdutët operonin kryesisht në banesat ku pronarët ishin të moshuar dhe hynin nga dritaret e shtëpisë. Një detaje që kanë publikuar mediat italiane është dhe një pjesë nga përgjimet ndaj kreut të bandës së grabitësve.

“Jam i fiksuar, hyra brenda dhe fotografova vajzën e tij”, mësohet të ketë thënë njëri prej grabitësve.

Gjithashtu ata fotografonin personat që ishin në gjumë, pasi kryenin vjedhjen, për t’i pasur “si trofe të punës” së tyre. Katër prej grabitësve janë dërguar në burg, ndërsa dy janë lënë në paraburgim në Torino dhe Genova.