Google do të bëhet me pagesë

Google po ndryshon mënyrën e licencimit të aplikacioneve të saj Android në Evropë, duke e çuar kompaninë që të marrë për herë të parë një tarifë për licencim për Play Store dhe aplikacione të tjera të Google.

Loading...

Ndryshimet vijnë në përgjigje të një vendimi ne muajin e korrikut nga Komisioni Europian, i cili gjobiti kompaninë 5 miliardë dollarë për shkeljet e antitrustit dhe urdhëroi që ajo të ndalojë “lidhjen e paligjshme” të Chrome dhe të kërkojë aplikacione për Android.

Google nuk ka patur historikisht për Android dhe aplikacionet e saj nje detyrim monetar .

Sistemi operativ Android bazë do të mbetet i lirë dhe burim i hapur, por nëse prodhuesit e telefonave dhe tabletave duan aplikacionet e Google dhe Play, ata do të duhet të paguajnë një tarifë licence në Evropë.