Gold AG reagon për mos lirimin e Sylejman Selimit: Mos u mërzit komandant, Zoti e sprovon robin që e do

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit, shkruan GazetaBlic.

Loading...

Lidhur me këtë kanë reaguar disa figura publike të ndryshme.

Gold AG është reperi nga Presheva i cili zakonisht ka miqësi me disa nga politikanët e shtetit të Kosovës.

Supremja në vendimin e marr dje, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.

Gold AG ka reaguar për shkak të këtij vendimi.

Me një postim në llogarinë e tij ‘Instagram‘,  ka kushtuar disa rreshta komandantit të UÇK-së, Selimit, ku e ka quajtur padrejtësi mbajtjen e tij në burg.

Shikojeni postimin e Arian Agushit, bashk me foton e Syljeman Selimit:

Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira,
Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.
Robin që e do Zoti e sprovon,
E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron.

Vërtet katër muret nuk janë hiq të lehta,
Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.
E di që e pyet vetën a kam shok o burrë
Përgjigja është që disa shokë s’paskan qenë kurrë’.

‘Sprova është pastrim për besimtarin,
Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.
Ti do të dalësh më lehtë sesa hyre
E disave do ti vije turp nga heshtja e tyre‘.

Ndryshe, Gold AG nesër do publikojë këngën ‘Histori‘./GazetaBlic/