Një 55 vjeçar nga fshati Kërkovë i Vlorës ka goditur të vëllanë pas një debati për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në mbrëmje, ndërsa shtetasi i plagosur, 60 vjeçari me inicialet H.T ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën

I vëllai e ka goditur të vëllanë me një vegël pune (shat) duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 55 vjeçarin me incialet A.T

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.