Gjyqtari kosovar lë referimin, bëhet këngëtar

Me referim kishte nisur të merret nga mosha 17-vjeçare. Kaloi rangjet më të ulëta dhe arriti në Ligën e Parë. Aty referoi për disa vite si asistent.

Loading...

Mirëpo, Albion Bucollin me gjasë nuk do ta shihni më duke ngritur flamurin.

Ai tashmë i është përkushtuar një profesioni tjetër.

Bucolli ka vendosur që të merret me muzikë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-gjyqtari nga Drenasi në pamundësi për t’iu përkushtuar ndarjes së drejtësisë për shkak të angazhimeve në dasma e mbrëmje tjera, ka vendosur që në vend të flamurit ta kapë mikrofonin.

Bucolli tashmë është një emër i njohur dhe ka bërë disa bashkëpunime.