Policëve serbë të arrestuar në veri të Kosovës u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin për policët serbë, pjesëtarë të policisë së Kosovës të arrestuar më 28 dhe 29 maj gjatë aksionit në veri të Kosovës.

Avokati i një prej të akuzuarve, Milosh Deleviq ka thënë për “Tanjug” se kanë marrë lajmin nga klientët e tyre që janë në paraburgim.

Kurse, më shumë pritet të njoftohen me shkrim gjatë ditës së sotme.

Ndaj këtij vendimi, mbrojtësit do të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit në Kosovë, paralajmëroi Deleviq.

Gjatë aksionit të policisë së Kosovës u arrestuan gjithsejtë 31 persona. Së bashku me 11 serbë, të gjithë policë, u arrestuan edhe 16 shqiptarë dhe tre boshnjakë, përfshirë një grua.

Si arsye për paraburgim, Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë se qëndron rreziku dhe pengimi i hetimeve duke ndikuar tek dëshmitarët.