Gjurmime arkeologjike në Prizren

Ekipe të arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës kanë nisur gërmimet arkeologjike, në qendër të Prizrenit.
Ekipe të arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës kanë nisur gërmimet arkeologjike, në qendër të Prizrenit, në afërsi të shtatores së komandant “Kumanovës” skaj lumit “Lumbardhi”, në sheshin që po riparohet, te pjesa që lidhet me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare.
Gjurmimet, që po udhëhiqen nga arkeologu Shafi Gashi, mbështetur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, dhe kanë për qëllim hulumtimin e presupozuar të një monumenti të zbuluar muaj më parë në këtë pjesë, për të cilin mendohet se është i një rëndësie të veçantë historike.
Arkeologët mendojnë se kjo dëshmon fuqishëm ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm që nga prehistoria, antikiteti, mesjeta e deri në kohët moderne.