Gjuajtje me armë në Gjakovës, plagoset një 50-vejçar

Një gjuatje me armë mes fqinjevë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Dujakë të Gjakovës. Rastin për Express e kanë konfirmuar në policinë e Gjakovës.

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Loading...

Rastin e ka konfirmuar për Express  komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Ai ka bërë me dije  se ky incident ka ndodhur mes dy fqinjëve.

“Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Dujakë mes dy fqinjëve, ku njëri është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është i moshës 50-vejecar”, ka thënë ai.

Lidhur me të dyshuarin, Krist Gjokaj tha se ai është arrestuar një preson.  Sipas Gjokës ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.