Gjiganti Mabetex i themeluar nga Behgjet Pacolli ndërton një kompleks të jashtëzakonshëm sporti në Kazakistan

Gjiganti ndërtues Mabetex ka marrë përsipër ndërtimin e një kompleksi të jashtëzakonshëm sporti në Shchuchinsk të Kazakistanit.

Loading...

Gjatë përurimit të stadiumit, morën pjesë Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Presidenti i Mabetex Group Afrim Pacolli, Zëvendës Presidenti i Mabetex Group Agim Pacolli, Ministri i Kulturës dhe Sportit Arystanbek Mukh, sportistë të shumtë, fytyra publike dhe inxhinierë të kompanisë Mabetex.

Në këtë bazë sporti përfshihen një stadium skijmi, një sallë për gjuajtje, një kompleksi sportesh të brendshme me një pishinë notimi dhe salla stërvitjeje, premisa për qëllime administrative dhe ndihmëse, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë përurimit të këtij stadiumi nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev dhe Presidenti i Mabetex Group Afrim Pacolli në këtë stadium , mbi 200 sportistë veçse ishin duke u trajnuar në bazën e re të trajnimit.

Kompleksi i hedhjeve të skive është një nga objektet e pakta të këtij lloji në botë. Projekti përdor zgjidhje me platforma të tipit të kombinuar me platforma nisëse në nivele të ndryshme.

Hapësira përshin një sipërfaqe ndërtimi prej 48.216 metra katrorë. Kostoja e ndërtimit arriti në 38.5 miliardë tenge, nga të cilat në fazën e parë – 18.6 miliardë, në fazën e dytë – 19.9 miliardë tenge (sqarimi ynë. Tenge është valuta e Kazakistanit).

Sipas mediave kazake, baza e skijimit në Shchuchinsk do të jetë gati për gara ndërkombëtare, kampionate dhe gara botërore në sportet e skive, si dhe trajnimin e atletëve të nivelit ndërkombëtar dhe rezervës olimpike.

Info shtesë për Mabetex Group

Mabetex Group është i shtrirë në 18 shtete të botës, nga Perëndimi në Lindje, në më shumë se 10 mijë të punësuar, dhe e cila aktivitet kryesor e ka ndërtimin.

Kompania është themeluar në vitin 1991, nga z. Behgjet Pacolli, në Lugano të Zvicrës.

Mabetex Group gjatë gjithë veprimtarisë është shquar për krijimtari të lartë, qasje profesionale, risi teknologjike dhe vulën e saj shqiptare. Ndërsa strategji e kësaj kompanie gjigante gjithnjë ka qenë të aftësojë klasën punëtorë shqiptare dhe të rris mirëqenien e tyre./Arbresh.info/