Gjesti i mitrovicasit: I jep para nga xhepi i tij, plakës që i humbi pensioni

Jepi zë e publikoi kërkesën e familjes së një të moshuare që i kishte humbur pensioni, por akoma askush nuk u lajmërua për paratë që i humbën.

Loading...

Por, një djalosh nga Mitrovica u lajmërua vullnetarisht në Jepi zë dhe shprehu gatishmërinë që t’ja jap plakes nga xhepi i tij, aq para sa i kanë humbur.

Ai shkoi në një fshat në dalje të Mitrovicës dhe ia dorëzoi personalisht. Jepi zë ishte në komunikim të vazhdueshëm me personin që ia dha, i cili nuk deshi ta bëjë publik emrin, por edhe me familjen.

Familja e ka konfirmuar se djali nga Mitrovica ia ka dorëzuar gjyshes së tyre paratë, të cilët e falenderuan pa masë.

Sidoqoftë, sa për të konfirmuar gjestin e djaloshit nga Mitrovica, Jepi zë po e publikon fotografinë që ai e ka realizuar me pensionisten, mirëpo po i fsheh fytyrat për të ruajtur privatësinë.