Gjest i rrallë, drejtori komunal i Shëndetësisë lyen vet objektin e Emergjencës

Jo të gjithë personat me pozitë dinë të jenë të sjellshëm dhe punëtor, e sidomos gjatë ditëve të vikendit.

Loading...

Një gjest të mirë për t’u përshëndetur e ka bërë sonte drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, transmeton Indeksonline.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Klinës  ka publikuar në Facebook fotografi të drejtorit, i cili shihet duke lyer ambientet e Emergjencës së komunës.

Më poshtë postimi i drejtorisë:

Sonte ne orët e mbrëmjes rreth 2 orë në Emergjencë por pak më ndryshe.

Ne duhet të japim shembullin tonë në çdo projekt ,për të treguar që institucionet tona janë shtëpitë tona .

Por edhe për të treguar kompleksitetin organizativ në realizimin e projekteve në vendin tonë.

Emergjenca e re ,së shpejti do të jetë gati! /Indeksonline/