Gjermania e gatshme të mbështes zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Loading...

Gjatë këtij takimi, Ministri Rikalo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Ministri  Rikalo dhe Ambasadori Heldt u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ambasadori Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.

Ministri Rikalo e falënderoi Ambasadorin  Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.