Gjermania do të pranojë dhjetë mijë refugjatë

Qeveria gjermane është zotuar për pranimin e refugjatëve nën një program për rivendosjen e njerëzve që konsiderohen si të pambrojtur. Kontrollet e kufirit të Gjermanisë në afërsi me Austrinë duket se do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj.

Loading...

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Refugjatët, Dimitris Avramopoulos tha se Gjermania do të pranojë më shumë se 10, 000 refugjatë nga Afrika veriore dhe Lindja e Mesme.

Ai shtoi se Komisioni i BE-së ka marrë një zotim nga Berlini këtë javë, duke konfirmuar rolin gjerman si një lojtar shumë i rëndësishëm në programin e të risistemimit të BE-së.

“Qeveria e Gjermanisë edhe një herë ka treguar solidaritet ndërkombëtar,” tha Avramopoulos.