Gjërat që ju pengojnë të humbni peshë

Disa zakone “të thjeshta” parandalojnë që ju të keni një figurë të përsosur dhe peshën e synuar. Në qoftë se i “rregulloni” këto vese, gjërat sigurisht do të bëhen më të lehta. Pra, në vazhdim do t’i paraqesim disa arsye të cilat nuk ju lejojnë që të humbni peshë.

Loading...

– Pajisjet: Sa do të konsumoni varet nga pajisjet që jeni duke përdorur. Studimet e fundit tregojnë se në qoftë se ato përdoren si duhet gjatë shujtës, pra piruni, luga dhe thika, atëherë do të hani 30 për qind më pak duke kontribuar në humbjen e peshës.

– Numërimi: Numërimi i “kalorive të lëngshme”, nëse keni pirë pije të gazuara ose pije me sheqer, është sikur të keni konsumuar një shujtë. “Është gjithmonë më mirë për të pirë vetëm ujë në qoftë se dëshironi të humbni peshë”, thotë dietologia Felicia Stoler. Alkooli, gjithashtu nuk rekomandohet pasi shton peshën hap pas hapi dhe shpesh me verë ose birrë kombinohen ushqime jokalorike.

– Jogurti i frutave: Shumica e jogurtëve të frutave dhe ushqimet tjera që në pamjen e parë mendoni se janë të shëndetshme, janë të mbushura me fruktozë. Por, ndryshe nga ëmbëltuesit e tjerë, truri nuk dërgon mesazhin që jeni ngopur dhe kështu hani më shumë se që ju nevojitet.

– Drithërat: Për mëngjes duhet të konsumoni dy të tretat e filxhanit me drithëra dhe jo një enë të mbushur plot qumësht ose kos. Kjo mënyrë e ngrënies së tepërt është pengesë për humbjen e kilogramëve.

– Ushqimet e ndaluara: Më të preferuarat janë dietat e kombinuara që nuk përjashtojnë llojet e ushqimeve. Nëse kufizoni karbohidratet, kur i konsumoni ato herën tjetër, do të hani së tepërmi. Pra, duhet të keni kujdes me këto gjëra.