Ish-gjenerali rus e ka paralajmëruar botën se është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit” në mes të pasojave diplomatike mbi helmimin e një spiuni në Mbretërinë e Bashkuar.

Evgeny Buzhinskiy, i cili i shërbeu 41 vite ushtrisë ruse, tha se përjashtimi i diplomatëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar është më e “keqe se sa Lufta e Ftohtë.”

“Një luftë e vërtetë. Më e tmerrshme se sa Lufta e Ftohtë është një luftë e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit,” shtoi ai.

Kur prezantuesi e pyeti nëse çështja Skripal mund të çonte drejtpërdrejt në luftë, Buzhinski u përgjigj: “Jo helmimi, por presioni.”



“Shtet e Bashkuara po e shtyjnë këtë çështje vazhdimisht. Çfarë po dëshirojnë të arrijnë ata? Do të arrini ndryshimin e regjimit? Është e padobishme,” shtoi ai.
“Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë që i bëni presion, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit.”
“Jun a dëboni diplomatët, ne i dëbojmë diplomatët tuaj, ju dëboni vazhdimisht, cili është hapi i radhës? Kjo është një shkelje e marrëdhënineve diplomatike.”
“Për ta mbërthyer Rusinë është një gjë shumë e rrezikshme,” theksoi ai.
Britania dhe aleatët e saj kanë akuzuar shtetin e Rusisë në ndërhyrjen e helmimit të ish-spiuit të dyfishtë dhe vajzës së tij në Salisbury muajin e kaluar, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.



Hetuesit thanë se një agjent nervo VX i grupit Novichok është zhvilluar në Rusi, e cila më pas ishte përdorur në helmimin e Skripas dhe vajzës së tij.
Mjekët thonë se Julia nuk është më në gjendje kritike dhe po “përmirësohet me shpejtësi”, ndërsa babai i saj është ende në gjendje kritike.

No tags for this post.