Gjendja e tmerrshme në lokalet te ‘Lesna’, mbeturinat mbulojnë shkallët

 

Lokalet e ashtuquajtura te ‘Lesna’, janë pikë orientuese për shumë persona në kryeqytet.

Objekti që ndodhet para Universitetit të Prishtinës (FSHMN), duket se është harruar nga të gjithë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video të bërë në shkallë të Lesnes, ku shihet një pamje tmerruese.

Shkallët e shkatërruara dhe të stërmbushura me mbeturina, janë diçka që nuk duket se i pengon ata që kanë lokale aty.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Indeksonline/