Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Mëngjesin e së hënës, I.Gashi 55 vjeç nga fshati Mramor i komunës së Prishtinës u gjet pa shenja jete në veturën e tij rreth orës 8:35 të mëngjesit.

Loading...

Një kalimtar i cili po ecte nëpër rrugwt fshatit e kishte parw Gashin në veturë pa shenja jete. Ai menjëherë e ka lajmëruar policinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. Policia këtë rast po e cilëson si vdekje të dyshimtë. Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

“Bëhet djalë për viktimën I.G, 55 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit turpi dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.