Rreth orës 21:00 në fushat e fshatit Opajë të Komunës së Likovës janë gjetur dy trupa pa jetë. Njëra nga kufomat është e personit me inicialet E.S ndërsa tjetra dyshohet të jetë e birit të tij dhjetë vjeçar.

Jo zyrtarisht, burime konfidenciale nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur se organet policore dyshojnë se viktimat janë vrarë diku tjetër dhe trupat janë hedhur larg vendit të ngjarjes, shkruan A-M.

Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë pritet që gjatë ditës së nesërme të dal me detaje rreth rastit./GazetaExpress/