Parregullsi janë gjetur në procesin e ndarjes së granteve dhe subvencioneve që ka bërë Komuna e Vushtrrisë, e gjithë kjo bazuar në një dokument të prezentuar nga asambleisti Kushtrim Hyseni.

Këto shkelje i ka evidentuar komisioni i themeluar pikërisht për këtë qëllim , që ishte themeluar në Prill të vitit të kaluar me qëllim verifikimin e shpërndarjes së granteve dhe subvencioneve, një komision ky i themeluar në përbërje nga të gjithë subjektet politike në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Këto parregullsi në një dokument i ka paraqitur vet Kushtrim Hyseni, asambleist nga rradhët e PDK-së në Vushtrri, duke prezentuar dokumentin i cili evidenton këto parregullsi,.

Tutje Hyseni ka njoftuar se për këto parregullsi komisioni ka dorëzuar edhe një padi pranë Departamentit për Krime Ekponomike në Mitrovicë.