Gjeli i detit në Berat refuzon të theret, ja çfarë i punon të zotit

Një gjel deti ka bërë një manovrim të veçantë për t’i shpëtuar therjes.

Ai ka hipur mbi telat e shtyllës së korentit dhe në këtë mënyrë ka menduar se të zotët e tij nuk do ta kapnin dot.

Tradita e gjelit të detit vazhdon të ndiqet rregullisht për festat e fundvitit.

Si çdo vit, një ose dy ditë para datës 31 dhjetor, shumë njerëz shqiptarë ose jo, therin gjelin e detit dhe e bëjnë gati për mbrëmjen e fundvitit.

Por një gjel deti tepër dinak ka dashur të shpëtojë nga furra.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Beratit, në Uznovë. Në videon e publikuar në Instagram nga “JOQ” shihet gjeli i cili është ngjtiur mbi telat e korentit dhe përpiqet t’i shpëtojë të zotit, i cili kërkon ta therë.

Në video shihet një djalë i cili me një shkop kërkon ta trembë që gjeli të zbresë poshtë, por ky i fundit fluturonte mbi çati për ta shmangur sa më shumë të jetë e mundur tehun e thikës.

Më poshtë keni videon: