Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita Ora vizitoi të afërmit dhe varrin e gjyshit

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita e ka vizituar varrin e gjyshit dhe ka takuar disa nga të afërmit.

Këngëtarja Rita Ora ishte në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in, shkruan lajmi.net.

Gjatë qëndrimit të saj tre ditor në vendlindje, Rita e ka shfrytëzuar rastin që së bashku me prindërit të takohet edhe me familjarët, miqtë e ngushtë e ta vizitoi edhe varrin e gjyshit.

Kjo u bë e ditur nga babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili i ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

“08-11 prill vizita bamirëse në Unicef ​​/ Prishtinë Kosovë dhe vizita në shtëpi e të afërmve dhe miqve të ngushtë. 😎😎😎”, ka shkruar ai pranë fotografive të postuara./Lajmi.net