Gjak kudo, njerëzit kanë frikë të prekin viktimat! Pamjet e aksidentit në Rrugën e Kombit

Të tjera pamje tronditëse dalin në lidhje me aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit, ku mbetën të vdekur dy persona, ndërsa 3 gra u plagosën.

Pamjet e mbërritura ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ.al janë tepër të rënda dhe tregojnë momentet e para pas aksidentit, ku një person ndodhet i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak.

Loading...

Një tjetër zotëri në mesomoshë, i cili është edhe drejtuesi i automjetit tip Volksëagen ndodhet i bllokuar në makinë, me airbag-un e hapur, por pa shenja jete dhe askush nuk merr guximin ta nxjerrë nga automjeti.

Ndërkohë, në tokë vihen re dy zonja, të cilat gjithashtu kanë humbur ndjenjat, ndërsa në barelë është hipur një e tretë, e cila po futet brenda autoambulancës.

Udhëtarë të shumtë të cilët kanë hapur krahun në anë të rrugës për t’i dhënë ndihmë me sa munden të plagosurve, shikohen gjithandej.

Ata janë të hutuar nga kjo tragjedi që po shikojnë me sytë e tyre.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë…/JOQ

Njoftimi i policisë:

Mirditë Informacion paraprak Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has. Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.