Gëzohet ambasadori Delawie: Kalimi i demarkacionit, thelbësor për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të saj të radhës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Loading...

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikane në Kosovës, Greg Delawie.

Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar:

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”